Liga Arabe dënon vendimin e Kosovës dhe Serbisë për të hapur ambasada në Jerusalem

Liga Arabe dënon vendimin e Kosovës dhe Serbisë për të hapur ambasada në Jerusalem

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe Ahmed Aboul Gheit, ka dënuar të shtunën vendimin e Kosovës dhe Serbisë për të hapur ambasadat e tyre në Jeruzalemin siç e ka quajtur ai të “okupuar” duke thënë se ky vendim është i “pavlefshëm”.

Ai tha në një deklaratë se kjo lëvizje është në kundërshtim me vendimin e Kombeve të Bashkuara, të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit që ndalojnë vendet të lëvizin ambasadat e tyre në Jeruzalem pasi që konsiderohet e okupuar që nga viti 1967, si dhe Rezoluta 478 e 1980 që ndalon vendet të krijojnë misionet diplomatike në Jeruzalem dhe refuzimi i çdo mase që do të ndryshonte statusin ligjor të qytetit, raporton Wafa news agency, transmeton Insajderi.

Aboul Gheit theksoi pozicionin e fortë të Lidhjes Arabe që e konsideron Jeruzalemin si një nga çështjet e statusit përfundimtar për t’u negociuar midis palëve palestineze dhe Izraelite.

Ai tregoi se injorimi i vendimeve ndërkombëtare dhe parapëlqimi i rezultateve të negociatave është një veprim i gabuar dhe i paligjshëm dhe pengon rëndë shanset për të arritur një paqe të vërtetë bazuar në zgjidhjen e dy shteteve në kufijtë e 4 qershorit 1967. /Insajderi.com