Liga Arabe dënon vendimin e Kosovës dhe Serbisë për të hapur Ambasadë në Jerusalem

Liga Arabe dënon vendimin e Kosovës dhe Serbisë për të hapur Ambasadë në Jerusalem

Vendimi i Kosovës dhe Serbisë për të hapur ambasadat e tyre në Jerusalem, pas nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington, ka ardhur reagimi i Ligës Arabe, ky nga ana e tyre është dënuar ky veprim, njofton Insajderi.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.

Nëpërmjet një deklarate të dhënë sot Gheit tha se ky vendim duhet të shpallet i pavlefshëm

Sipas tij ky vendim është në kundërshtim me vendimin e Kombeve të Bashkuara, të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën e Këshillit të Sigurimit.

Sekretari i Ligës Arabe vendet janë të ndaluara të vendosin Ambasadat e tyre sepse siç deklaron ai Jerusalemi është vend i okupuar, raporton Israelnationalneës./Insajderi.com