Hoti i përgjigjet Netanyahut: Qeveria ime është e vendosur të hapë ambasadë në Jerusalem

Hoti i përgjigjet Netanyahut: Qeveria ime është e vendosur të hapë ambasadë në Jerusalem

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i është përgjigjur homologut të tij izraelit, Benjamin Netanyahu, pasi ky i fundit tha se e mirëpret marrëveshjen për hapjen e ambasadës në Jerusalem, njofton Insajderi

Hoti  ka potencuar faktin se “Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për hapjen e ambasadës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, mes Kosovës dhe Izraelit”

Këtë koment Hoti e ka bërë në rrjetin e tij social TWitter.

“Faleminderit Z. Netanyahu! Qeveria ime është e përkushtuar të hapë ambasadën në Jerusalem, të vendosë marrëdhënie diplomatike dhe të thellojë marrëdhëniet dypalëshe”.

Netanyahu mbrëmë tha se e mirëpret marrëveshjen për ambasadë, por nuk përmendi njohjen reciproke mes shtetit të tij dhe Kosovës, që ishte pika e fundit e marrëveshjes në Uashington.

“Unë e mirëpres marrëveshjen me Kosovën për të qenë shteti i parë mysliman që hap një ambasadë në Jerusalem. Serbia do të jetë vendi i parë që hap një ambasadë në Jerusalem – pas përparimit historik me Emiratet e Bashkuara Arabe.”, shkroi Benjamin Netanyahu./Insajderi.com