Palestina reagon për hapjen e Ambasadave nga Kosova dhe Serbia në Jerusalem: Ky është agresion i qartë ndaj popullit palestinez

Palestina reagon për hapjen e Ambasadave nga Kosova dhe Serbia në Jerusalem: Ky është agresion i qartë ndaj popullit palestinez

Ministria Palestineze e Punëve të Jashtme ka reaguar pasi Kosova dhe Serbia morën vendim për të hapur ambasada në Jerusalem.

Sipas komunikatës së kësaj ministrie, ky vendim është “agression i qartë dhe i pajustifikuar kundër popullit Palestinez”, shkruan ‘Xinhua’, transmeton Insajderi.

Tutje në këtë komunikatë, MPJ palestineze u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të tërhiqen nga këto vendime që kjo ministri i quan të padrejta.

Krerët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për normalizimin ekonomik në një takim me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë të premten.

Reagime rreth kësaj çështje ka pasur edhe nga Liga Arabe si dhe nga Turqia. /Insajderi.com