Një javë nga zhdukja e 80-vjeçarit nga Prishtina, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Një javë nga zhdukja e 80-vjeçarit nga Prishtina, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Një javë nga zhdukja e 80-vjeçarit nga Prishtina, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

80-vjeçari nga Prishtina, Enver Berkolli, tash e shtatë ditë është zhdukur, ndërsa familjarët e tij janë duke e kërkuar, deri tani nuk kanë arritur ta gjejnë, njofton Insajderi.

Në kërkim të tij janë vënë edhe Policia e Kosovës dhe FSK-ja.

Djali i tij, Sherafedin Berkolli i ka thënë express se deri tash nuk kanë marrë asnjë informacion se ku gjendet babai i tij.

“Ende s’kemi marrë asnjë lajm për të. Sot është disa e shtatë që është zhduk, por që s’kemi mujt me e gjetë. E kanë kërkuar edhe Policia e FSK-ja, po prapë s’kanë mujt me gjetë. E kemi publiku edhe në rrjete sociale, që nëse e sheh dikush me na njoftu”, ka thënë Berkolli.

Kushdo që ka ndonjë informacion rreth të moshuarit mund t’i lajmërojë familjarët në këta numra: 044-649-172 dhe 044-407-943. /Insajderi.com