Kryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Fitim Havolli, ka thënë se protesta e paralajmëruar për të martën, e shtyrë deri në fundjavë, është shtyer sërisht me shpresë së do të merren shtesat prej 300 eurove, të profesionistëve shëndetësorë, të cilat janë premtuar nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, e që u vazhdua edhe nga qeveria e tanishme e udhëhequr nga Avdullah Hoti.
Sipas Havollit, kjo protest është shtyrë pasi kanë marrë premtim se listat do të rregullohen dhe do të kryhen pagesat.
“Po neve në ditët në vazhdim edhe përmes opinionit publik po edhe në përmes faqes zyrtare të Sindikatës së Infermierëve kemi reaguar dhe kemi paralajmëruar një protestë e cila është shtyrë për 48 orë për shkak se Ministria e Shëndetësisë bashku me ShSKUK-në na kanë premtuar që do t’i realizojnë dhe do t’i rregullojë këto lista, sipas vendimit të Qeverisë për dhënin e kësaj shtese të gjithë infermierëve, mjekëve dhe atyre të cilët të involvuar në QKUK dhe në ShSKUK në përgjithësi”, ka thënë Havolli për Front Online.
Havolli më tutje është shprehur se nëse nuk realizohen kërkesat e tyre do të ndërmarrin masa edhe më radikale, por që kanë edhe kërkesat e tjera si ligjin e pagave si dhe pagesa e orëve të natës.
“Paralajmërimin fillimisht e kemi si protestë brenda QKUKS-së pastaj do të shohim sipas veprimeve sindikale do të ndërmarrim hapa edhe më radikal në rast se nuk plotësohen ato premtimet e tyre, pastaj kemi edhe kërkesat do ta ku dihet ligji i pagave dhe kujdestaritë e natës të cilat në vazhdimësi i kemi kërkuar për këtë komunitet”, ka paralajmëruar ai. /Insajderi.com