Hoti të martën takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Hoti të martën takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se në selinë e NATO-s në Bruksel, të martën, ai do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, raporton Insajderi.

Hoti e bëri këtë njoftim në profilin e tij në Facebook, ku në këtë rast ai falënderoi Stoltenberg për gatishmërinë në lidhje me këtë takim.

“Kosova është e bekuar me miqtë e saj, në të dy anët e Atlantikut,” përfundoi Hoti. /Insajderi.com