Katër viktima dhe 153 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Katër viktima dhe 153 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Katër të vdekur dhe 153 raste të reja me Coronavirus janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Përveç këtyre rasteve edhe 130 persona të tjerë janë shëruar, duke e çuar në gjashtë mijë e 106 numrin e të kuruar që nga fillimi i pandemisë.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 61 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 12 në Durrës, 11 në Shkodër, 9 në Vlorë, 8 në Elbasan, nga 6 raste Lezhë, Mirditë, nga 3 raste Kavajë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Kurbin, Tropojë, Mat, Maliq, nga 1 rast Krujë, Fier, Has, Berat, Përmet, Kuçovë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë të Shqipërisë.

Që nga shpërthimi i pandemisë në Shqipëri janë konfirmuar 10 mijë e 255 raste me COVID-19 nga 67 mijë e 904 testime të kryera, prej tyre gjashtë mijë e 106 janë të shëruar, tre mijë e 833 janë raste ende aktive dhe 316 pacientë kanë humbur betejën me sëmundjen. /Insajderi.com