Turqia kundërshton vendimin e Kosovës për planifikimin e hapjes së ambasadës në Jerusalem

Turqia kundërshton vendimin e Kosovës për planifikimin e hapjes së ambasadës në Jerusalem

Ambasada e Turqisë në Kosovë, ka reaguar në lidhje me vendimin e Kosovës për ta dërguar ambasadën e saj në Jerusalem.

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në Uashington dhe si pjesë e saj ka qenë edhe vendosja e ambasadës së Kosovës dhe Serbisë në Jerusalem, njofton Insajderi.

Përmes një reagimi, Ambasada e Turqisë në Kosovë, ka thënë se, “Është zhgënjyese që një hap i tillë, i cili do të përbënte një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare madje të merret në konsideratë nga autoritetet e Kosovës”.

Sipas ambasadës është theksuar vazhdimisht nga rezoluta të ndryshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që konflikti palestinez mund të zgjidhet vetëm përmes krijimit të një shteti të pavarur, sovran dhe të afërt të Palestinës bazuar në kufijtë e 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

Republika e Turqisë përpos Kosovës ka reaguar edhe ndaj Serbisë për këtë vendim i nënshkruar në marrëveshjen e Uasahingtonit. /Insajderi.com

Njoftim për media në lidhje me raportet mbi vendimin e Kosovës për të hapur një ambasadë në Jerusalem.Nga postimet në…

Gepostet von T.C. Priştine Büyükelçiliği/Ambasada Turke në Prishtinë am Sonntag, 6. September 2020