Infektologu Krasniqi: Nga nesër s’do të ketë më listë të pritjes për rezonancë magnetike

Infektologu Krasniqi: Nga nesër s’do të ketë më listë të pritjes për rezonancë magnetike

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka thënë se nuk ka më listë të pritjes për rezonancë magnetike, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, infektologu Krasniqi ka thënë se është eliminuar në tërësi lista e pritjes.

“Nga nesër pacientët nuk do të presin më për kryerjen e Rezonancës Magnetike. Edhe përkundër fokusit në pandeminë COVID-19, me angazhimin menaxherial dhe profesional të stafit të Radiologjisë është arritur të eliminohet në tërësi lista e pritjes”, ka shkruar ai. /Insajderi.com