Hoti e Vuçiq me deklaratë të përbashkët – zotohen t’i dyfishojnë përpjekjet në dialog

Hoti e Vuçiq me deklaratë të përbashkët – zotohen t’i dyfishojnë përpjekjet në dialog

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë zotuar që të dyfishojnë përpjekjet e tyre në negociatat e ndihmuara nga Bashkimi Evropian, njofton Insajderi.

Me deklaratë të përbashkët nga të dyja palët, është bërë e ditur se e kanë prioritetin më të lartë integrimin në BE dhe të vazhdohet dialogu.

Kjo deklaratë në emër të tyre, është lëshuar nga BE sot para takimit në Bruksel, që pritej të fillojë nga ora 11:00.

“Në rastin e vazhdimit të dialogut të ndihmuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës, presidenti Aleksander Vuçiq dhe kryeministri Avdullah Hoti, ia kanë konfirmuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politika të Jashtme dhe Siguri/zëvendës-presidentit të Komisionit Evropian, Josep Borrell, se e kanë prioritetin më të lartë integrimin në BE dhe të vazhdohet puna në dialogun e ndihmuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës, që është element kyç i rrugëve të tyre në BE. Po ashtu u zotuan të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të siguruar rreshtim të mëtejshëm në BE në përputhje me detyrimet e tyre përkatëse. Në këtë drejtim, dokumentet e firmosura në Ëashington, duke u mbështetur në angazhimet e mëparshme të lidhura me dialog që kanë marrë dy palët, do të mund të ofrojnë një kontribut të dobishëm për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizim të marrëdhënieve”, thuhet në komunikatën e postuar nga BE. /Insajderi.com