Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën e sotme të mbajtur për media, ku theksoi rëndësinë e marrëveshjes së arritur midis Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në Uashington, ka përmendur edhe “thikat në harta të Kosovës”, duke iu referuar kështu deklaratave t ëish-kryeministirt Albin Kurti, njofton Insajderi.
Thaçi tha se secili që ka përmendur se do të ketë thika mbi hartat e Kosovës në Uashington dhe kanë dhënë konspiracione të tilla, duhet t’i kërkojnë falje publike popullit për pretendime të rrejshme.
“Atë se çfarë mund të them është se sikur skena e politikës së Kosovës të jetë më unike në dy vitet e fundit, kjo marrëveshje do të ishte më e qëndrueshme dhe se nuk do t’i humbnin dy vite në konspiracione, pra nuk ka pasur thika në Shtëpi të Bardhë, as harta e as ndarje të Kosovës por ka fuqizim të shtetit tonë. Andaj ata që kanë dhënë prentendime të tilla të rrejshme i ftoj t’i kërkojnë falje qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Ai tutje shtoi se formalizimi i marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, është një proces i gjatë i takimeve dhe negociatave në kohë dhe vende të ndryshme midis nesh dhe administratës Trump, ndërkaq tash e tutje Qeveria duhet të punojë në implementimin e kësaj marrëveshje.
I pari i shtetit tutje tregoi nëse për të ishte shqetësuese mosprania e tij në këtë marrëveshje historike ekonomike.
“Për mua me rëndësi është shpirti dhe substanca e marrëveshjes sësa prezenca fizike”, tha tutje Thaçi. /Insajderi.com