Hoti: Kushtetuta e Kaçanikut dhe deklarata e 2 korrikut gurthemel i Pavarësisë së Kosovës

Hoti: Kushtetuta e Kaçanikut dhe deklarata e 2 korrikut gurthemel i Pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka përkujtuar 7 shtatorin ditën e Kushtetutës së Kaçanikut, e cila sipas tij, sëbashku me deklaratën kushtetuese të 2 korrikut, janë gurthemeli i Republikës së Kosovës, njofton Insajderi.

Tutje Hoti ka shtuar se këto dy akte dhe përpjekja e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi, i vunë themelet e shtetit që kemi sot.

“Këto dy akte dhe sakrifica e pamohueshme e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi, i vunë themelet e shtetit të pavarur të Kosovës.

Megjithëse nën presionin dhe kërcënimin e tytave të armëve, Kushtetuta e Kaçanikut u votua me shumicë votash nga delegatët e Kuvendit të Kosovës, ndaj të cilëve jemi përherë mirënjohës”./Insajderi.com