PDK-ja fton delegacionin shtetëror në bisedime ta respektojë kushtetutën

PDK-ja fton delegacionin shtetëror në bisedime ta respektojë kushtetutën

Partia Demokratike e Kosovës i konsideron zhgënjyese zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi, njofton Insajderi.

Në një komunikate për media, PDK-ja ka thënë pritjet e qytetarëve dhe të vetë partisë për njohje reciproke me Serbinë, tashme janë kthyer në një proces pa fund.

Sipas PDK-së, është me rrezik për vendim rrëshqitja e dialogut nga bisedime për marrëveshje finale në bisedime teknike, si rrjedhojë PDK kërkon nga ana e delegacionit shtetëror që ta respektojë kushtetutën.

Tutje në komunikatë thuhet që, procesi i Mini-Shengenit është i padobishëm.

Në fund, nga komunikata e kësaj partie, është përshëndetur njohja e shtetësisë së Kosovës nga ana e Izraelit, ndërsa për të qenë transparentë qeveria në raport me kuvendin dhe qytetarët, PDK-ja ka paralajmëruar seancë të jashtëzakonshme parlamentare./Insajderi.com