Zëdhënësi i VV-së për bisedimet Prishtinë-Beograd: Moratoriumi për Kosovën është krejtësisht i disbalancuar

Zëdhënësi i VV-së për bisedimet Prishtinë-Beograd: Moratoriumi për Kosovën është krejtësisht i disbalancuar

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me marrëveshjen ekonomike të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në Uashington, të cilën Kryeziu e quan të gabuar, njofton Insajderi.

Sipas tij, heqja dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, e cila ishte një ndër pikat e kësaj marrëveshje, e bën të panevojshme fushatën e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në to.

“Në fakt, suksesi më i madh i kësaj fushate është fakti që e ka detyruar Kosovën të heqë dorë nga anëtarësimet në rend të parë. Pra, ky moratorium është krejtësisht i disbalancuar. Si i tillë, ai është përmbushje e qëllimit të Serbisë, si dhe dorëzimit të Kosovës para saj, e beteja përfundon atëherë kur njëra palë dorëzohet”, ka shkruar ai në Facebook.

Kryeziu tutje shton se suspendimi i fushatës së Serbisë kundër Kosovës do të duhej të ishte parakusht për rifillimin e bisedimeve, e kurrsesi rezultat i tyre. /Insajderi.com