Haradinaj me pakënaqësi të mëdha ndaj Hotit

Haradinaj me pakënaqësi të mëdha ndaj Hotit

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i pakënaqur me veprimet e kryeministrit, Avdullah Hoti, rreth mos pjesëmarrjes së zyrtarëve të AAK-së në takimet e kryeministrit Hoti në procesin e dialogut.

Ish-kryeministri, ka thënë se nuk është në rregull të shkojë Hoti në takime me Koordinatorin Shtetëror për Dialogun, Skender Hysenin, dhe jo me zyrtarët të partisë së tij që është në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Nuk është në rregull që Hoti të hyjë në takim pa një përfaqësues të AAK-së. Është e pakuptimtë të vazhdohet në këtë mënyrë”, ka thënë ai.

Pas Uashingtonit, kryeministri i Kosovës, ka vazhduar takimet në Bruksel. Kreu i ekzekutivit, ka deklaruar se do të kërkojë njohje nga Serbia. /Insajderi.com