Në Komunën e Drenasit është arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht babain e tij.
I dyshuari për sulm fizik me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa, Policia nuk ka raportuar për të lënduar.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për te lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Insajderi.com