Deputeti i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Bekë Berisha, ka thënë se partia në të cilën bën pjesë ai, janë duke mbajtur mbledhje të kryesisë dhe në shqyrtim ndër të tjera është edhe pozita e AAK-së në Qeverinë Hoti, njofton Insajderi.
Në këtë mbledhje që ka nisur ndërmjet struktuarve të kësaj partie politike, do të diskutohet për dialogun me Serbinë dhe zhvillimet e fundit politike.
Deputeti i kësaj partie, Bekë Berisha ka thënë për Express se janë në mbledhje të kryesisë së partisë.
I pyetur se a janë duke e shqyrtuar në këtë mbledhje edhe daljen nga koalicioni qeverisës, Berisha tha se ndër të tjera është edhe kjo pikë në diskutim.
“Jemi duke mbajtur mbledhje të kryesisë dhe nuk është vetëm ajo pikë, kemi edhe çështje tjera”, tha ai. /Insajderi.com