Nis shpërndarja falas e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës

Nis shpërndarja falas e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës

Rreth katër mijë nxënës shqiptarë të Luginës së Preshëvës do të përfitojnë mbi 20 mijë tekste shkollore shqip, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, i cili tha se me mbështetjen e drejtpërdrejtë financiare nga Qeveria e Shqipërisë dhe të Kosovës, Këshilli Kombëtar Shqiptar sot ka filluar shpërndarjen falas të këtyre librave.

“Kjo mbështetje do të kontribuojë në forcimin e arsimit në gjuhën shqipe e në rritjen e cilësisë së edukimit në Luginën e Preshevës. Përderisa mbetet ende shumë për t’u bërë, ne do të vazhdojmë me masa tjera për ta mbështetur pakursyer Luginën”.

“Përderisa mbetet ende shumë për t’u bërë, ne do të vazhdojmë me masa tjera për ta mbështetur pakursyer Luginën”, ka shkruar Cakaj në Facebook. /Insajderi.com

Në ndërkohë një punë e vyer nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës 😊🇦🇱…

Me mbështetjen e…

Posted by Gent Cakaj on Tuesday, September 8, 2020