Grenell: Kurti është gjithmonë kundër Amerikës

Grenell: Kurti është gjithmonë kundër Amerikës

Emisari Special i ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se Kurti është gjithmonë kundër SHBA-së, njofton Insajderi.

Në rrjetin social Twitter, Grenell ka thënë se “një gjë është e sigurt, gjithmonë mund të llogarisësh se Albin Kurti do të jetë kundër SHBA-së. Ishte kundër ideve të Obamas dhe ishte kundër ideve të Bushit. Simbolizmi nuk paguan qiratë; punët po”.

Ky reagim i Grenellit vjen si kundërpërgjigje ndaj ish-kryeministrit Kurti, pasi ai në një postim kishte thënë se s’do të kenë detyrime për zotimet e kryeministrit Avdullah Hoti, të cilin e ka quajtur të paligjshëm, kur të kthehen në detyrë./Insajderi.com