Djali i presidentit Donald Trump ka shpërndarë reagimin e Grenellit kundër Albin Kurtit

Djali i presidentit Donald Trump ka shpërndarë reagimin e Grenellit kundër Albin Kurtit

Djali i presidentit amerikan, Donald Trump Jr, ka shpërndarë në Twitter reagimin e të dërguarit special amerikan për dialogun, Rchiard Grenell – i cili e ka atakuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si, “politikan kundër Amerikës”.

Njeriu i afërt i presidentit amerikan, Richard Grenell, i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit të Kosovës – Kurti tha se “pasi ta marrë detyrën nuk do ta zbatojë marrëveshjen e Uashingtonit”, njofton Insajderi.

“Një gjë është e sigurtë, ju gjithmonë mund të llogarisni në Kurtin që të jetë kundër SHBA-ve. Ai ishte kundër ideve të Obamas, ishte kundër ideve të Bushit. Simbolika nuk paguan qiratë, atë e bëjnë vendet e punës”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Ky reagim i emisarit amerikan ka ngjallur reagime të shumta, në mesin e tyre edhe djali i Donald Trump-it e ka shpërndarë atë.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka pasur disa mospjatime me Grenellin, madje javë më parë ai ka kërkuar që, “Grenell të zëvendësohet me ndonjë diplomat tjetër”. /Insajderi.com