Vërshohet rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë – shpërthen kanalizimi (VIDEO)

Vërshohet rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë – shpërthen kanalizimi (VIDEO)

Është vërshuar nga uji rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë mëngjesin e sotëm derisa punimet në të ende po vazhdojnë, njofton Insajderi.

Sasia e madhe e ujit është shpërndarë nëpër pjesën kryesore të rrugës që po punohet prej muajsh.

Rruga “Agim Ramadani” është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit.

Shkaku i daljes së sasisë së madhe të ujit në sipërfaqen e rrugës besohet të jetë shpërthimi i gypave të kanalizimit.

Në videon e mëposhtme shihet uji nëpër rrugë, megjithatë veturat kanë vazhduar të lëvizin./Insajderi.com