LVV kritikon përsëri marrëveshjen e Uashingtonit, fton partitë tjera të bashkohen në shkarkimin e Qeverisë Hoti

LVV kritikon përsëri marrëveshjen e Uashingtonit, fton partitë tjera të bashkohen në shkarkimin e Qeverisë Hoti

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferëncë për media ku është kritikuar edhe njëherë marrëveshjen ekonomike e Uashingtonit dhe është bërë thirrje për subjektet tjera politike që të shkarkohet Qeveria Hoti me mocion mosbesimi.

Këto deklarata i ka  bërë nënkryetarja e LVV-së, Arbërie Nagavci, gjatë kësaj konference për media, njofton Insajderi.

“Ashtu siç e kemi bërë publike, kemi ftuar në raportim urgjent të kryeministrit Avdullah Hoti për takimet që ka pasur në Bruksel dhe Ëashington. Deputetët e LVV-së kanë paraqitur kërkesat për raportim lidhur me politikën e jashtme, të pagjeturit, ekonomin, Ujmanin dhe bisedat për Zajednicën”, tha ajo.

Ajo ndër tjerash tha që Hoti është “kthyer mbrapa” në procesin e dialogut, sipas saj, “kështu ishte vepruar edhe në të kaluarën”.

“Nga marrëveshja për normalizim, Hoti kthehet përsëri prapa ashtu siç e kemi parë edhe në të kaluarën, pasi u largua edhe fjala Republikë pas kërkesës së Serbisë. Pra, heqja dorë nga anëtarësimi për njohje, është pezullim i Republikës”, theksoi Nagavci.

Gjatë kësaj konference  i është bërë thirrje subjekteve tjera politike që të bashkohen në përkrahje të mocionit të mosbesimit për shkarkimin e Qeverisë Hoti. /Insajderi.com