“Po e kërkojmë presidentin që koalicioni me LDK-në të jetë afatgjatë”

“Po e kërkojmë presidentin që koalicioni me LDK-në të jetë afatgjatë”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi, ka deklaruar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e kërkon postin e presidentit që koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe NISMA Socialdemokrate të jetë më afatgjatë.

“Ne po kërkojnë që kjo temë të trajtohet në kohë të duhur që mos të ketë problem në përfundim edhe ky proces dhe kërkesa jonë si Aleancë dhe nominimi i zotëri Haradinaj për president ka të bëjë ta rregullojmë këtë proces në start e jo në përfundim sepse po ka probleme në mes koalicioneve dhe ne jemi duke i prirë një procesi për ta bërë më jetëgjatë këtë qeveri”, tha ai.

Gjatë vizitës në Komunën e Deçanit, ministri i AAK-së, tha se Hardianj po kërkon transparencë në procesin e dialogut.

“Kryetari Ramush Haradinaj po kërkon transparencë dhe përgatitje gjatë procesit që të shkojmë më të përgatitur dhe ta kemi rezultatin dhe të kemi orientin të përbashkët. Edhe pse jo këtij ekipi t’i bashkohet edhe pjesa e opozitës është me rëndësi… nuk rrezikohet nëse kemi një transparencë edhe dakordim”, tha ai. /Insajderi.com