Haradinaj-Stublla: Njohja reciproke Kosovë-Serbi është vonuar pas një dekade dialog

Haradinaj-Stublla: Njohja reciproke Kosovë-Serbi është vonuar pas një dekade dialog

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të fillojë dialogun me pesë vendet e saja anëtare që ende hezitojnë të njohin realitetin e ri të krijuar pas shpalljes së Kosovës si shtet, njofton Insajderi.

Haradinaj – Stublla në një postim në Twitter ka shkruar se “me nisjen e një dialogu të tillë do të ishte pjesë e rolit të BE-së si një faktor i promovimit të bashkëpunimit dhe arritjes së progresit në rrugën evropiane”.

“Dhjetë vjet pas rezolutës së Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, është koha që BE të fillojë dialogun midis BE dhe pesë vendëse jo njohëse të BE-së si pjesë e rolit të saj si një faktor i promovimit të bashkëpunimit dhe arritjes së progresit në rrugën e BE-së. Njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjithashtu e vonuar pas një dekade dialogu”.

Ndryshe, sot janë mbushur 10 vjet që kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mirëpriti gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ndërmjetësuar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Emisari special i BE-së Mirosllav Lajçak sot më herët tha se është koha që procesi i dialogut të përfundojë me sukses.

Një raund tjetër bisedimesh midis kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq u mbajt të hënën në Bruksel, si pjesë e një dialogu nën kujdesin e BE-së./Insajderi.com