“E vërteta e pavërtetë”

Avdyli: Është manipuluar rezultati për shkarkimin e Osmanit

Avdyli: Është manipuluar rezultati për shkarkimin e Osmanit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, i ka komentuar zhvillimet politike brenda partisë së tij, njofton Insajderi.

Avdyli, në T7, ka thënë se “segmentet brenda LDK-së kanë punuar që ta eliminojnë Vjosa Osmanin nga LDK-ja”.

“Njerëz që kanë ambicie ta marrin LDK-në pas Isa Mustafës, kanë punuar vazhdimisht qe Osmanit t’i ngushtohet hapësira brenda partisë, meqë e shohin si rivale”.

Tutje, Avdyli ka thënë se “edhe rezultati zgjedhor sipas të cilit u shkarkua nga kryesia e LDK-së, është rezultat i manipuluar”.

“Nuk ka mundësi që delegatë të LDK-së të votojnë pro shkarkimit të Vjosës, rezultati është i manipuluar”.

Lidhur me figura të cilat po e prishin LDK-në, Avdyli e ka përmendur Agim Veliun për të cilin ka thënë “se nuk ka potencial”, si dhe Isa Mustafën, për të cilin ka thënë se “atë as Ibrahim Rugova nuk e ka dashur brenda partisë”.

Sa i përket Lutfi Hazirit, Avdyli është shprehur se “Haziri është mendje e ndritur në LDK”./Insajderi.com