Hoti do të takohet të enjten me zyrtarë të Bashkimit Evropian

Hoti do të takohet të enjten me zyrtarë të Bashkimit Evropian

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të ketë takime zyrtare të lartë të Bashkimit Evropian të enjten në Bruksel.

Zyra e kryeministrit, ka njoftuar se kryeministri do të ketë takime me disa zyrtarë të Paralmanetit Evropian.

I pari i ekzekutivit do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian, eurodeputetët, si dhe Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Këto takime me përfaqësues të Bashkimit Evropiane vinë pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Hoti ka deklaruar se beson që deri në fund të këtij viti do të ketë njohje reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë. /Insajderi.com