2.877 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

2.877 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ditëve të fundit ka filluar të bie numri i rasteve pozitiv me COVID-19 e të rritet numri i të shëruarve.

76 raste me Coronavirus u raportuan të mërkurën nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, kundrejt 144 rasteve të shëruar.

Në këtë rast numri i rasteve me COVID-19 që nga shpërthimi i pandemisë është 14 mijë e 377 raste, përderisa të shëruar nga Coronavirusi janë 10 mijë e 926, njofton Insajderi.

Me këtë numri i rasteve aktive me COVID-19 tani është 2.877.

Për sa i përket vdekjeve, të martën Kosova nuk regjistroi asnjë vdekje, por të mërkurën u raportuan gjashtë për të arritur numri i personave që humbën jetën në përballje me Coronavirusin në 574. /Insajderi.com