Njeriu më i pushtetshëm në Rusi, Vladimir Putin, ka deklaruar se nuk do të ndryshojë raporti i Rusinë me Serbinë, pas marrëveshjes së Uashingtonit.
Në këtë bisedë është diskutuar për Kosovën dhe marrëveshjen e Uashingtonit e arritur më 4 shtator në mes të dy shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Presidenti rus ka konfirmuar pandryueshmërinë e pozicionit rus në raport me Serbinë, raporton Kurir, transmeton Insajderi.
Po ashtu potencohet se për Rusinë është e rëndësishme që të arrihet një zgjidhje për Kosovën e që është e pranueshme për Beogradin
Putin ka falënderuar personalisht presidentin serb për zhvillimin e lidhjeve ruso-serbe. /Insajderi.com