COVID-19: Në Spitalin e Gjakovës 28 pacientë janë hospitalizuar

COVID-19: Në Spitalin e Gjakovës 28 pacientë janë hospitalizuar

Spitali i Përgjithshëm Gjakovë në raportin njëzetekatërorësh, ka njoftuar se në këtë spital ka trajtuar 28 pacientë të hospitalizuar me COVID-19.

Sipas raportit, 19 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 pozitiv, 3 pacientë janë të konfirmuar negativ, 3 pacientë do të testohen, 3 paciente presin rezultatet, 20 pacientë janë me oksigjeno terapi dhe 2 pacenët janë në CPAP maske.

“Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim”, thuhet në njoftim.

Në nivel vendi ka filluar një rënie e rasteve me COVID-19 krahasuar me situatën e muajve të fundit. /Insajderi..com