Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Kosovën, Tomáš Szunyog.
Shefi BE-së për Kosovën, Szunyog në këtë takim njoftoi liderin e LVV-së, Albin Kurtin, mbi synimet e tij gjatë mandatit katër vjeçar, e të cilat kanë për qendër të vëmendjes zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë.
Tutje ai tha se e ardhmja e vetme për Kosovën është në Bashkimin Evropian, dhe se kjo duhet të konsiderohet si përfundim i pashmangshëm e jo si alternativë. Ai paralajmëroi planin e ri të investime të BE-së në Kosovë, duke filluar nga fillimi i tetorit të këtij vitit.
Ndërsa, ish-kryeministri i Kosovës e njoftoi Szunyog-un “rreth subjektit politik që Kurti drejton, zhvillimi ekonomik dhe krijimi e vendeve të reja të punës, bashkë me shtetin e së drejtës që lufton korrupsionin, përbëjnë boshtin e platformës qeverisëse, e cila është synuar gjatë Qeverisë Kurti dhe do të jetësohet gjatë Qeverisë Kurti”.
“Ekonomia dhe zhvillimi i saj janë tejet të rëndësishme dhe duhet të trajtohen ashtu, pra si prioritet kryesor. Ajo është diga që parandalon migrimin e mëtutjeshëm të qytetarëve tanë jashtë Kosovës dhe në të njëjtën kohë është ura që mundëson rikthimin e trurit në Kosovë. Sa i përket relacionit të Kosovës me BE-në, Kurti shprehu përkushtimin për integrim evropian dhe reforma të gjithanshme. Megjithatë, për Kosovën sikurse dhe për pesë shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor nevojitet një vizion dhe lidership më i fortë i BE-së në këto kohëra dinamike e të krizave të ndryshme”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes. /Insajderi.com
Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, i shoqëruar nga ish zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, z. Taulant…
Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Donnerstag, 10. September 2020