Dy të vdekur dhe 156 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Dy të vdekur dhe 156 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Dy persona kanë vdekur dhe 156 të tjerë janë infektuar me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Kështu bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, të cilët tutje thonë se të infektuarit e rinj kanë dalë nga 870 testime të kryera.

Ndërkaq, numri i të shëruarve përgjatë kësaj periudhe kohore ka arritur në 62.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë 63, pasuar nga Elbasani me 13, Dibra 9, Lezha dhe Lushnja nga 8 raste etj.

Që nga shpërthimi i pandemisë në Shqipëri me Coronavirus janë prekur 10 mijë e 860 persona, prej tyre gjashtë mijë e 346 janë shëruar, katër mijë e 190 janë raste ende aktive, derisa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 324 persona. /Insajderi.com