Thaçi për vdekjen e gazetarit Sulejman Gashi: Ishte zëri i shqiptarëve në SHBA

Thaçi për vdekjen e gazetarit Sulejman Gashi: Ishte zëri i shqiptarëve në SHBA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e gazetarit të njohur, Sulejman Gashi, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Thaçi ka vlerësuar lartë kontributin e tij të dhënë për gazetarinë në vend.

I pari i shtetit po ashtu ka shprehur ngushëllime familjareve dhe bashkëpunëtoreve të tij.

“Më pikëlloi shumë vdekja e hershme e gazetarit të njohur të RTK-së, Sulejman Gashi. Ai tërë jetën iu përkushtua gazetarisë dhe përfaqësimit të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bërë zë i shqiptarëve. Ngushëllime familjes Gashi, kolegëve të tij gazetarë dhe gjithë të afërmve të tij”, ka shkruar Thaçi. /Insajderi.com