Aliu: Marrëveshja historike, por për Serbinë

Aliu: Marrëveshja historike, por për Serbinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka folur rreth marrëveshjes së katër shtatorit e cila u nënshkrua në Uashington në mes të Kosovës dhe Serbisë e për të cilën ai thotë se “është historike për palën serbe”, njofton Insajderi

“Është historike për Serbinë. Edhe negociatat e mëhershme kanë qenë negociata ku Kosova është ulë si palë e pabarabartë. Kemi pas marrëveshje të dëmshme si ajo për “Zajednicën” dhe në fund nuk kemi pasë njohje dhe realizimin e marrëveshjeve. Serbia nuk ndalon se deklaruari se nuk do ta njehë Kosovës. Serbia sërish ka mohuar Kosovën ka refuzuar njohjen e Kosovës. Kosova ishte palë e pabarabartë pasi shkoi atje pasi hoqi reciprocitetin – hoqi dorë nga barazia me Serbinë”.

Tutje Aliu ka shtuar se “nëse ne heqim dorë nga vetja, atëherë qëllimet serbe arrihen lehtë”.

“Kur t’i heq dorë nga vetja jote, qëllimi i Serbisë është arritur. Lobimi kundër njohjeve është bërë me këtë qëllim. Ata e kanë arritur qëllimin kur ne kemi hequr dorë nga vetja jonë. Avdullah Hoti hoqi dorë nga njohja e vet shtetit të Kosovës. Fakti që heqim dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare është arritje historike për Serbinë. Për Kosovën është katastrofë sepse vetëm ka ecur mbrapa”.

Aliu në Info Magazine, në fund  ka thënë se “me marrëveshjen e nënshkruar në ShBA në Liqenin e Ujamnit është bërë hisedare edhe Serbia.”

“Serbia ka synuar gjithmonë që gjithë prona e Kosovës i takon asaj dhe që për gjithçka duan të bisedojnë. Kur Hoti injoron historinë e Ujmanit dhe nënshkruan ndarjen e Ujmanit me Serbinë e ka hapë derën që të kërkojnë për Trepçën dhe ndërmarrjet tjera”./Insajderi.com