Dy raste të zhdukjes janë raportuar së fundmi në Policinë e Kosovës, njofton Insajderi.
Bëhet fjalë për një djalë nga Gjilani dhe një vajzë nga Podujeva, për të cilët në njoftimin 24-orësh të PK-së thuhet se janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer.
Viktima nga Gjilani nuk është parë së paku që nga data 06 e këtij muaji, ndërsa ajo nga Podujeva, është larguar më datë 09 shtator.
Që të dyja rastet janë duke u hetuar. /Insajderi.com