Katër të vdekur dhe 140 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Katër të vdekur dhe 140 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Katër persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, meqë nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë më gjatë infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, përveç viktimave edhe 140 persona të tjerë janë infektuar me këtë virus gjatë kësaj periudhe kohore.

Të infektuarit ishin vetëm 140 nga gjithsej një mijë e 507 mostrat e marra për testim për një ditë.

Deri më tani në këtë shtet janë kryer 164 mijë e 639 testime për koronavirus nga të cilat 15 mijë e 694 kanë rezulutuar pozitive. /Insajderi.com