Hoti: E kemi kthyer Kosovën nëpër qendrat më të rëndësishme botërore

Hoti: E kemi kthyer Kosovën nëpër qendrat më të rëndësishme botërore

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e tij e ka kthyer Kosovën në qendrat më të rëndësishme të botës.

Përmes një postimi në Faceboook, Hoti, ka deklaruar se Kosova tani është prezent në Shtëpinë e Bardhë, Bruksel dhe Paris – duke premtuar se së shpejti Kosova do të jetë edhe në qendra të tjera të botës.

Kryeministri tha se e ka “kthyer Kosovën në rrugën euro-atlantike”, siç ka thënë ai, “pas një devijimi disa vjeçar”.

“E gjithë kjo është arritur pa shpenzuar miliona për lobim, por me përkrahjen e miqve, duke i bindur se kjo Qeveri është serioze karshi zotimeve te veta, me vendimmarrje bazuar ne ligje dhe kushtetute, e jo interesa parapolitike”, ka shkruar Hoti. /Insajderi.com

Nuk ka me izolim te Kosoves. Per 100 dite, e kemi kthyer Kosoven aty ku e ka vendin: ne Shtepine e Bardhe, ne…

Gepostet von Avdullah Hoti am Samstag, 12. September 2020