MASH tregon se ç’do të ndodhë nëse shënohen raste pozitive me Coronavirus në shkolla

MASH tregon se ç’do të ndodhë nëse shënohen raste pozitive me Coronavirus në shkolla

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexhaj, është deklaruar rreth planifikimit të menaxhimit të situatës me COVID-19 në shkollat e vendit, transmeton Insajderi.

Sipas tij, në rast se në ndonjë klasë shënohet ndonjë rast i infektimit me COVID-19, atëherë klasa kalon në mësim online.

“Secila shkollë duhet ta ketë dhomën e kujdesjes në rast se ndonjë nxënës ka simptoma, mandej nëse dëshmohen ato simptoma, vjen prindi, vjen QKMF-ja dhe bën një diagnostikim të parë ose bëhet testimi, nëse dëshmohet se ka Coronavirus, që shpresojmë që asnjë nxënës nuk infektohet, në atë rast ajo klasë do të kalojë në mësimin online, edhe klasa edhe mësuesi”, ka treguar Rexhaj për Kallxo.com.

Nga e hëna e 14 shtatorit pritet të fillojë procesi mësimor i vitit të ri shkollor për të gjitha shkollat e Kosovës, proces ky për të cilin është marrë vendim të organizohet në dy faza.

Faza e dytë, fillon më 21 shtator, në të cilën përfshihen klasat, 7, 8, 9, 11 dhe 12, sipas skenarit B, pra dy ditë në shkollë dhe tri ditë mësim online dhe në distancë. /Insajderi.com