Vdes një i mitur pas aksidentimit në Podujevë

Vdes një i mitur pas aksidentimit në Podujevë

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas aksidentimit që ka ndodhur në fshatin Lluzhan të Podujevës më datë 09 shtator, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku tutje thuhet se viktima ishte i mitur.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fsh. Lluzhan, Podujevë (NN) 09.09.2020-03:35. Në lidhje me rastin është raportuar se me 12.09.2020 viktima mashkull kosovar -i mitur i cili ishte duke u trajtuar në QKUK  ka ndërruar jetë . Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës   është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com