Zemaj: Vetëdijesimi i qytetarëve ka ndikuar që të bie numri i të infektuarve

Zemaj: Vetëdijesimi i qytetarëve ka ndikuar që të bie numri i të infektuarve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pak para fillimit të vitit të ri shkollor 2020/2021, ka thënë se ka kërkuar që të ketë bashkëpunim ndërmjet prindërve-nxënësve dhe mësimdhënësve që të menaxhohet më lehtë situata me pandeminë, njofton Insajderi.

Zemaj ka kërkuar që të mbahen maskat dhe higjiena personale, duke shtuar se vetëdijësimi i qytetarëve ka ndikuar që të bie numri i të infektuarve.

“Masat e ndërmarr janë konform rekomandimeve me IKSHPK-në. Sot ky vlerësim është hap i rëndësishëm, krahas punës duhet të kërkojmë një disiplinë bashkëpunim, prindër-nxënës dhe mësimdhënës sepse kjo na ndihmon ta menaxhojmë situatën. Ne do të jemi shumë strikt në vlerësimin e masave. Numri i të infektuarve është shkak i vetëdijesimit të qytetarëve. Unë ju bëjë apel ta mbajmë maskën higjienën dhe distancën sociale”, tha Zemaj.

Ndërsa, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, e ka vlerësuar të kënaqshme këtë situatë pasi sipas tij, ka ardhur dita që të hapen shkollat në vend.

“Duhet të shprehi një situatë të kënaqshme pasi që kemi arritur në këtë ditë, por megjithatë të bëjmë një hap përpara drejt stabilizimit të situatës. Çdo rast që paraqitet nga task forcat në komuna do merret menjëherë në shqyrtim”, tha Ramadani.

Ai ka kërkuar nga epidimologët që të lënë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë të bëjë punën e vet dhe që të bëjnë analizën e situatës. /Insajderi.com