Shkollat në Maqedoninë Veriore përgatiten për fillim të mësimit më 1 tetor

Shkollat në Maqedoninë Veriore përgatiten për fillim të mësimit më 1 tetor

Takime me drejtorët, mbledhje me këshillat e shkollave, si dhe takime me prindërit, janë disa nga aktivitetet të cilët kohëve të fundit janë duke u ndërmarrë nga ana e sektorit për veprimtari publikenë komunën e Tetovës. E tërë kjo i paraprinë parapërgatitjeve për fillimin e vitit shkollor më 1 tetor.

Në disa shkolla të Tetovës ka numër të madh të nxënësve, madje në disa klasë ka edhe nga 30 nxënës, prandaj sektori pret përgjigje me shkrim nga shkollat se a kanë kushte që të mbajnë mësim ose jo.

”Ne kemi patur takime me të gjithë drejtorët dhe jemi të njoftuar për gjendjen  e shkollave.Poashtu  është duke u realizuar edhe anketa me prindërit, kuadrin arsimor,këshillat e nxënësve dhe sot përfundon anketa.Kjo bëhet në bazë të rekomandimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që më pas në bazë të anketës të vendoset se do të kemi mësim me prezencë fizike ose online.Duke patur parasysh faktin se Tetova si komunë, ka numër më të madh të nxënësve në vend, duke patur parasysh se kemi shkolla ku ka klasa me numër maksimal të nxënësve pra deri në 35, ne kemi lënë që vet shkollat të shohin protokollin, dhe më pas të na japin përgjigje me shkrim se do të zhvillojnë mësim me prezencë fizike apo mësim nga distanca”, thotë Ahmed Qazimi, udhëheqës i sektorit për veprimtari publike në komunën e Tetovës.

Në ndërkohë, vazhdojnë përgatitjet nëpër objektet shkollore që të respektohen të gjitha protokollet shëndetësore.

”Duke patur parasysh se ka patur shumë diskutime se si do të zhvillohet mësimi, ne jemi duke bërë përgatitje që nëse mësimi do të zhvillohet në distancë që të jetë sa më produktiv.Këtu kemi parasysh që nxënësit dhe arsimtarët të kenë linjë të mirë të interentit, më pas që nxënësit të jenë të lidhur në rrjet edhe përmes kompjutorëve, sepse arsimtarët mësimin do ta zhvillojnë nga shkollat kurse nxënësit do  ti ndjekin nga shtëpia”, shprehet Qazimi, përcjell Insajderi.

Varësisht se në fund si do të vendoset për mënyrën e mësimit, Qazimi nënvizon se shkollat janë të përgatitura që edhe me prezencë fizike të mbajnë mësimin, kurse qëllimi kryesor do të jetë që nxënësi të jenë të mbrojtur nga pandemia COVID-19, por edhe të kenë mundësi që të mësojnë dhe të mos humbin në aspektin edukativo-arsimor.

Krahas kësaj, arsimtarët janë duke ndjekur edhe trajnime për zhvillimin e mësimit online. Një kohë të gjatë janë duke u zhvilluar trajnime me arsimtarët në komunën e Tetovës se si të zhvillojnë mësimin online. Në këtë drejtim trajnimet janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Kjo sipas Ahmed Qazimit, do të jetë në dobi të vet arsimtarëve që të mundet më lehtë të zhvillojnë mësimin në distancë dhe të mos kenë vështirësi.

“Tashmë janë duke u trajnuar nga gjashtë arsimtarë nga çdo shkollë dhe ata më pas do të trajnojnë kuadrin jetër vet nëpër shkolla.Pra gjatë tërë kohës ne jemi munduar që të jemi sa më ta gatshëm për mësimin online.Unë pajtohem me mendimin e shumicës se jemi përpara një sfide dhe nuk e dijmë saktë se si do të jetë më 1 tetor, prandaj ne bëjmë maksimumin që të respektojmë protokollet”, sqaron ai.

Sipas tij, në të gjitha depot e shkollave ka mjafueshëm pajisje dezinfektuese, kurse për vitin e ardhshëm prioritet do të jetë edhe pastërtia dhe kushtet higjienike të shkollave. /Insajderi.com