Armend Zemaj: Uron dhe kërkon nga nxënësit të kenë kujdes shkak i COVID-19

Armend Zemaj: Uron dhe kërkon nga nxënësit të kenë kujdes shkak i COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka uruar gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Të hënën më 14 shtator do të hapen të gjitha shkollat në Kosovë.

Zemaj ka apeluar nxënësit dhe prindërit që të kenë kujdes në këtë situatë pandemike.

“Ju lus që t’i inkurajoni ata për kujdes të shtuar gjatë shkuarjes dhe ardhjes nga shkolla dhe vazhdimisht, të respektojnëë rregullat për pengimin dhe luftimin e pandemisë̈”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Shkollat ishin mbyllur në mars për shkak të rrezikut nga virusi COVID-19, për një kohë ishte zhvilluar mësimi virtual. /Insajderi.com

Prindër të dashur, familjarë të nxënësve,Nesër është ditë shumë e rëndësishme për më të dashurit…

Gepostet von Armend Zemaj am Sonntag, 13. September 2020