Shërbimi Korrektues i Kosovës do të fillojë me hapat e radhës të lehtësimit të masave mbrojtëse kundër COVID-19 në këto institucione.
Nga data 14.09.2020 do të fillojë me lejimin e vikendeve për dënuarit, e po ashtu për vizitat familjare do të lejojë dy persona të rritur dhe fëmijët.
Në një komunikatë për media thuhet se gjatë vizitës së tyre, secili familjar është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete të bartë maskë mbrojtëse.
Ky hap u ndërmor bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.
Ndryshe, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se do të mbajë të informuar opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve rreth hapave në vazhdim. /Insajderi.com