Haxhiu reagon për vendimin ndaj Pjetër Ndrecajt: E shokuar me uljen e dënimit për vrasësin e Valbonës dhe vajzës së saj

Haxhiu reagon për vendimin ndaj Pjetër Ndrecajt: E shokuar me uljen e dënimit për vrasësin e Valbonës dhe vajzës së saj

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendojse, është shprehur e shqetësuar me vendimin e fundit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, ndaj Pjetër Ndrecajt i cili kishte vrarë gruan dhe vajzën e tij, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu thotë se ulja e dënimit ndaj Ndrecajt, është shokuese dhe sipas saj, është padrejtësi e radhës ndaj grave.

”Jam e shokuar me uljen e dënimit për vrasësin e të ndjerës Valbonës dhe vajzës së saj!
Ky aktgjykim është padrejtësia e radhës ndaj grave. Ky aktgjykim është aq skandaloz sa tregon se jeta e gruas e fëmijëve nuk është e vlefshme për institicionet e drejtësisë. Në vend se institucionet e drejtësisë të jenë vendi ku triumfon drejtësia ato janë shndërruar në zyra për pazare e vendime të turpshme ku amnistohen kriminelët e inkurajohen të tjerë për veprime kriminale!
Asnjëherë më shumë nuk kemi pasur nevojë për shtetin e së drejtës!”, ka shkruar ajo. /Insajderi.com