Gjuriqi ambasadorit gjerman: Serbia e vendosur në krijimin e shpejtë të Asociacionit

Gjuriqi ambasadorit gjerman: Serbia e vendosur në krijimin e shpejtë të Asociacionit

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqi, ia ka bërë të ditur të hënën ambasadorit gjerman në Beograd, Thomas Schieb se shteti i tij do të insistojë në krijimin sa më të shpejtë të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, njofton Insajderi.com

Gjuriq njëkohësisht është shprehur optimist se normalizimi dhe përshpejtimi i bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të Marrëveshjes së Uashingtonit, “do ta krijojë hapësirën për bashkëpunim dhe pajtim, duke i kontribuar mirëqenies së tërë rajonit”.

“Beogradi nuk do të heqë dorë nga insistimi për krijimin sa më të shpejtë të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, gjë që paraqet obligim të cilin Prishtina nuk e ka përmbushur për shtatë vjet e gjysmë”, shkruhet në njoftimin e Qeverisë së Serbisë./Insajderi.com