Katër viktima dhe 167 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Katër viktima dhe 167 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Katër persona kanë vdekur dhe 167 të tjerë janë infektuar me Coronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, ku tutje njoftohet se 46 persona të tjerë kanë rezultuar të shëruar nga ky virus.

“Të prekurit e 24 orëve të fundit janë identifikuar në këto qytete:
88 raste në Tiranë, 11 në Durrës, 9 ne Lëzhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj”, thuhet në njoftimin e MSH-së në Shqipëri. /Insajderi.com