Kurti: Decentralizimi, Zajednica dhe shkëmbimi territorial, përpjekje e njëjtë me emra të ndryshëm

Kurti: Decentralizimi, Zajednica dhe shkëmbimi territorial, përpjekje e njëjtë me emra të ndryshëm

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur rreth rrezikut që po i shfaqet Kosovës nga një ndarje eventuale, e cila sipas tij është përpjekje e vjetër me emër të ri, njofton Insajderi.

Kurti ka thënë se kjo iniciativë e vjetër e Beogradit vjen që nga koha e “decentralizimit etnik” që parashihej nga libri i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm, Joachim Ruecker, dhe është bartur sot vetëm se më emra të rijnë, si Zajednicë dhe shkëmbim territorial.

“Teksa lexoja librin “Standardet dhe Statusi” të ish PSSP-së, Joachim Ruecker, më përkujtohet se dikur decentralizimi etnik, ndërkaq sot ‘Zajednica’ dhe ‘shkëmbimi territorial’, janë emra të ndryshëm të përpjekjes së njëjtë të Beogradit për ndarjen e Kosovës”.

Tutje Kurti si argument se, decentralizimi etnik, Zajednica dhe shkëmbimi territorial janë përpjekje e njëjtë me emra ndryshe, sjellë një paragrafi nga libri i Joachim Ruecker “Standardet Statusi”

“Ja një paragraf nga faqja 61 e këtij libri: Në lidhje me çështjen e decentralizimit, e cila ishte shumë e diskutueshme, plani kërkoi të pajtojë kërkesat e kundërta. Fillimisht, Koshtunica kërkoi ndarjen e plotë të Kosovës, e cila parashikonte copëtimin e saj territorial përgjatë vijave etnike. Kjo kërkesë u rrëzua gjatë negociatave dhe në vend të kësaj Beogradi propozoi krijimin e 12 komunave me shumicë serbe në Kosovë, pjesërisht të lidhura gjeografikisht, me një nivel të lartë të autonomisë, lidhje të forta ndër-komunale dhe lidhje të drejtpërdrejta institucionale me Beogradin”.

Në fund Kurti ka shtuar se “projektet e Serbisë janë të vjetra. Me koncesione të reja, Kosova po shtyhet prapa”./Insajderi.com