Haradinaj: Minishengeni dhe Ujmani kanë qenë lëshime të Kosovës

Haradinaj: Minishengeni dhe Ujmani kanë qenë lëshime të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur rreth marrëveshjes së arritur në Uashington Marrëveshja e Uashingtonit mes palës shqiptare dhe asaj serbe, njofton Insajderi.

Sipas Haradinajt, “edhe pse kishte pika pozitive, megjithatë Ujmani dhe Minishengeni kanë qenë lëshime nga ana e Kosovës”

“Minishengeni dhe Ujmani kanë qenë lëshime të Kosovës Kemi pasur vërejtje pse nuk kenë ngulur këmbë të largohen këto pika pas heqjes së pikës 10 për njohje reciproke. Kanë qenë kompromise nga ana jonë”, ka thënë Haradinaj në Pressing.

Tutje ai ka bërë thirrje për bashkim të skenës politike për punën e dialogut.

“Përmbajtja është më e rëndësishme se sa ai që e nënshkruan. Jemi në përfundim të procesit të dialogut. Liderët e të gjitha partive duhet të bashkohen që të dalim me një qëndrim të përbashkët”, tha ai.

Haradinaj ka komentuar edhe njohjen që pritet nga Izraeli si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit.

“Njohja nga Izraeli është gjëja më e rëndësishme që ka dalë nga marrëveshja. Një njohje nga ky shtet ka rëndësi të madhe. Kjo për shkak të rolit që luan ky shtet në botë”./Insajderi.com