Gjuriq: Kemi rinovuar marrëdhëniet me Amerikën pas marrëveshjes së Uashingtonit

Gjuriq: Kemi rinovuar marrëdhëniet me Amerikën pas marrëveshjes së Uashingtonit

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, ka thënë se Serbia ka rinovuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për Kurir TV, Marko Gjuriq, tha se pas marrëveshjes së Uashingtonit përpos hapën mundësia për perspektivë e investime në shtetin serb.

“Serbia ka rinovuar marrëdhëniet me SHBA në nivelin më të lartë në Uashington pas shumë vitesh, duke theksuar se marrëveshja e nënshkruar dhe ardhja e njoftuar e Korporatës Amerikane të Zhvillimit (DFC) hapin perspektiva për investimet”, ka thënë ai.

Politikani serb, po ashtu tha se Shtëpia e Bardhë nuk është më e rezervuar për shqiptarët.

“Deri më tani, Shtëpia e Bardhë ishte e rezervuar për ta, dhe serbët ishin njerëz të këqij të cilët u negociuan në distancë përmes ndërmjetësve. Tani pala jonë kishte mundësinë të hapte dyert e Shtëpisë së Bardhë dhe të rinovonte dialogun me Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

Ndër tjerash, Gjuriq, deklaroi se delegacioni i Prishtinës ishte rreth 20 minuta me vonesë në nënshkrimin e marrëveshjes për shkak të, siç tha ai, mosmarrëveshjeve në ekipin e tyre. /Insajderi.com