Zemaj: Situata me COVID-19 e qëndrueshme, por s’duhet të relaksohemi

Zemaj: Situata me COVID-19 e qëndrueshme, por s’duhet të relaksohemi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, deklaroi sot se situata epidemiologjike me Coronavirus në Kosovë është e qëndrueshme, por tërhoqi vërejtjen për vazhdim të respektimit të masave mbrojtëse kundër përhapjes së kësaj sëmundjeje të rrezikshme, njofton Insajderi

Zemaj gjatë një takimi me drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani, kryesuesin e bordit këshillëdhënës Lul Raka dhe Visar Berisha nga zyra e kryeministrit, ka thënë se puna për luftimin e COVID-19 duhet të vazhdojë pa u relaksuar.

“Lufta me COVID-19 vazhdon të jetë një prioritet i punëve tona të përditshme, por assesi kjo nuk nënkupton që duhet lënë anash projektet dhe punët tjera që kam parashikuar në mandatin tim e që kanë të bëjnë me rregullimin e sistemit shëndetësor publik si të qëndrueshëm, modern dhe funksional”, ka shkruar Zemaj në Facebook./Insajderi.com